E papritur, Vedat Muriqi po kërkohet nga ky ekip tani!

22:11 | 19 Janar 2022

Klubi i madh francez vihet pas Vedat Muriqit

E ardhmja e qendërsulmuesit Vedat Muriqi është larg Lazios. Kosovari pritet të bëhet me skuadër të re brenda këtij muaji.

Muriqi ishte titullar dje, por që nuk arriti të gjejë golin për 70 minuta, vazhdon të jetë i lidhur me disa skuadra të Anglisë, por tani një ‘pistë’ e re është shfaqur.

Bëhet fjalë për skuadrën franceze, Saint-Etienne që e ka bërë prioritet nënshkrimin me Muriqin në këtë afat dimëror.

Dy probleme kryesore mbesin që të arrihet marrëveshja, fillimisht Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025 dhe klubi italian kërkon para që ta lejojë huazimin.

Ndërsa, problemi i dytë është kërkesat e Lazios që do jenë të larta, duke marrë parasysh se kosovarin e duan edhe klubet si Leeds United, Hull City dhe Fenerbahce.

Në ditët e ardhshme pritet të takohen Saint-Etienne me Lazion për të parë nëse do arrijnë marrëveshje dhe në rast që nuk gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’, atëherë francezët do fokusohen te sulmuesi i Rapid Viennas, Ercan Kara.

Komento: