E pëson keq kosovari: I digjen një shumë e madhe e parave

13:33 | 04 Dhjetor 2021

I digjen një shumë e madhe e parave, kërkon ndihmë për zgjidhje të problemit

Një kosovar, e ka pësuar keq pasi i janë djegur një shumë e madhe e të hollave, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë vet të ditur ai në grupin e Facebook ‘Network Prishtina’.

Ai ka publikuar videon e parave të djegura dhe ka pyetur se ku mund të bëj një zgjidhje për to.
“A keni naj ide qysh mundem me ba naj zgjidhje per kto pare tdemtume ikom pyt do menagjera tbankav ama smkan jep najfar pergjigjje per me ban zgjidhje a keni naj ide ku muj mu drejtu”, ka shkruar ai.

Në video shihet se aty ka të holla në vlerë prej 100, 50, 20 që janë djegur.

Komento: