E thotë Bonucci, ky futbollist është e ardhmja e Juventusit

16:18 | 18 Shtator 2019

Leonardo Bonucci thotë se nënshkrimi i verës, Matthijs de Ligt është e ardhmja e Juventusit.

Dyshja filluan së bashku në barazimin 0-0 të Juve me Fiorentina në fundjavë, duke mbajtur zonën e tyre të pastër në një lojë ku kampionët e Serisë A ishin përgjithësisht të dytët më të mirë,përcjell ORAinfo.

“Me kohën do të përmirësohemi: ai është i ri dhe ka kohë të adaptohet dhe të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë,” tha Bonucci në një konferencë për shtyp. “Me [Merih] Demiral dhe [Daniele] Rugani, De Ligt mund të jetë e ardhmja e Juventusit”./ORAinfo/

Komento: