E tmerrshme, qëndroi për 10 orë brenda një kutie, Arjola urinoi në qese – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E tmerrshme, qëndroi për 10 orë brenda një kutie, Arjola urinoi në qese

10:20 | 15 Janar 2022

Loja në “Big Brother VIP”, Arjola Demiri kryen nevojën në qese brenda kutisë

Gjatë kësaj jave u zhvillua një lojë brenda shtëpisë.

Loja ishte për banorët të cilët duhej të qëndronin sa më gjatë brenda një kutie, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, banorët dorëzoheshin duke dal nga kutia ku prej të gjitha, vajzave, Arjola ishte ajo e cila qëndroi më gjatë.

Arjola qëndroi 10 orë e 2 minuta e cila ishte e fundit që doli nga kutia, madje banores iu desh t’i kryente nevojat brenda kutisë.

Gjatë edicionit mbrëmë, teksa ishin në dhomën e rrëfimit, Arjola tregoi se ka kryer nevojën në një qese.

Komento: