E transferoi në verë, Milan po e largon super-sulmuesin

19:24 | 18 Dhjetor 2019

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic duket i destinuar të lërë skuadrën kuqezi në afatin e ardhshëm të transferimit të janarit, me një rikthim të mundshëm në skuadrën e Bundesligës Eintracht Frankfurt.
 
Raporti detajon se si sulmuesi 26-vjeçar kroat është takuar dhe biseduar me trajnerin, Adi Hutter ditët e fundit dhe është parë në një foto përkrah ish-shokëve të tij të ekipit duke buzëqeshur, përcjell ORAinfo.

Lojtari ka vetëm shtatë paraqitje për Milanin deri më tani këtë sezon, për gjithsej 177 minuta.

Mosarritja e tij për t’u vendosur në Itali mund ta shtyjë atë të kthehet në ish-klubin e tij, ku gjeti shumë më shumë sukses./ORAinfo/


 

Komento: