E veshur me fustan të gjatë dhe shumë unik, Dua Lipa shkëlqeu mbrëmë në ‘Met Gala 2019

12:38 | 07 Maj 2019

Dua Lipa ka shkëlqyer mbrëmë në ‘Met Gala 2019’.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë për herë të parë ishte e pranishme në eventin më të madh të modës, “Met Gala 2019”.

Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të vishej e tëra në Versace, duke e kombinuar me stilin e flokëve si në vitet e 60’ta. Dua në tapetin e kuq u shoqërua nga i dashuri, Isaac Carew, përcjell rtv21.

Mbrëmë është mbajtur ngjarja më e rëndësishme në fushën e modës e njohur si edhe “nata më e madhe e modës”, “Met Gala 2019”.

“Met Gala 2019”, bën mbledhjen e fondeve për Muzen Metropolitan të Artit në qytetin e New York-ut. Që nga viti 1995, ngjarja ka qenë e drejtuar nga kryeredaktorja e revistës amerikane “Vouge”, Anna Wintour.

Komento: