E zbulojnë mediat gjermane, ja kur do të luaj Milot Rashica – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

E zbulojnë mediat gjermane, ja kur do të luaj Milot Rashica

00:03 | 19 Shtator 2019

Milot Rashica është rikuperuar plotësisht.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, do të luajë prej minutës së parë te Werder Bremeni në duelin që e zhvillon në shtëpi kundër RB Leipzigut, kanë njoftuar të mërkurën mediumet gjermane.

Bëhet e ditur se Rashica që prej të martës ka nisur stërvitjet e përbashkëta me ekipin, do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës, që luhet të shtunën (18:30).

Rashica deri më tash ka vetëm një paraqitje këtë edicion, pasi në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Fortuna Duesseldorfit u lëndua në minutën e 65-të.

Ai mungoi në tri ndeshjet e fundit te Werderi që deri më tani ka tubuar gjashtë pikë dhe zë vendin e dhjetë në tabelë.

“Miloti po duket mirë dhe do të kthehet në përbërje në ndeshjen që e luajmë në shtëpi kundër Leipzigut”, ka thënë drejtori i Werderit, Frank Baumann.

Shkaku i lëndimit muskulor, Rashica mungoi edhe te Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet eliminatore për “Euro 2020” të këtij muaji ndaj Çekisë e Anglisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!