Edhe mjeket dhe profesorët universitarë do ta deklarojnë pasurinë

15:59 | 10 Dhjetor 2021

Mjekët dhe profesorët universitarë përfshihen në listën e zyrtarëve për deklarim të pasurisë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është paraparë dhe vjen si përgjigje ndaj historisë me korrupsion të zyrtarëve.

“Shumë zyrtarë janë pasuruar në mënyrë të pajustifikuar dhe të paligjshme”, ka thënë Kurti.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shpalosur këtë projektligj para kabinetit qeveritar si dhe ka bërë të ditur se listës për deklarim të pasurisë i janë shtuar mjekët e licensuar dhe profesorët e universiteteve.

Komento: