Edhe një mësimdhënës vdes nga koronavirusi

22:15 | 05 Dhjetor 2020

Mësuesi nga Skenderaj vdes nga koronavirusi.

Mësuesi, Milaim Bilalli nga Skenderaj ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili përmes një postimi në Facebook ka informuar se Bilalli është varrosur sot.

Me këtë rast, ai në emër të komunës i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë:

Sot iu dha lamtumira e fundit mësuesit, Milaim Bilalli, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë luftës me COVID-19.

Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët mësimdhënës dhe të gjithë ata që e njohën.

Pushofsh i qetë mësues Milaim Bilalli!

Komento: