Edhe një sukses në xhudo, Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Finlandë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Edhe një sukses në xhudo, Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Finlandë

17:23 | 13 Shtator 2019

Sukseset për xhudon kosovare nuk kanë të ndalur.

Kosova ka arritur që të sigurojë edhe një tjetër medalje bronzi, përmes sportit të xhudos.

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë, në Kampionatin Evropian të xhudos për juniore, raporton lajmi.net.

Ky kampionat është duke u mbajtur aktualisht në Vantaa të Finlandës, ku është përfaqësuar edhe Kosova.

Fazliu ka garuar në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku arriti të siguronte këtë sukses mjaft të madh për të dhe sportin kosovar.

Në total, Laura ka shënuar katër fitore në këtë kompeticion të rëndësishëm evropian.

Kujtojmë se medalje bronzi ka fituar dje edhe Flaka Loxha, e cila garoi në kategorinë – 58 kilogramë.

Komento: