
Presidenti i Barcelonës jep lajmin e mirë për tifozët e klubit.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk është i shqetësuar për të ardhmen e Lionel Messi dhe ai është i sigurt se argjentinasi ka shumë më tepër për të dhënë klubin.
Klubi po mundohet ta ‘blindojë’ kapitenin e tyre me një kontratë më të gjatë, por tani nuk janë afër rinovimit me katalanasit.
“Qëndroni të qetë”, tha Bartomeu pas kthimit të tij në Katalonjë, transmeton lajmi.net.
“Messi do të jetë këtu për një kohë. Ai ka një kontratë dhe do të luajë shumë më tepër këtu”.
Presidenti ishte pak më i kujdesshëm kur u pyet posaçërisht për rinovimin e lojtarit.
“Rinovimi është një çështje tjetër”, shpjegoi Bartomeu.
“Tani ne thjesht kemi shijuar duke parë Leo të fitojë Topin e tij të Artë të gjashtë dhe mendoj se do të ketë shumë më tepër”.