Efi reagon me këto imazhe pas akuzave për operacione plastike

13:26 | 17 Janar 2022

Një nga konkurentet e këtij edicioni të Përputhen, Efi është përfolur për ndërhyrjet e saj estetike.

Ditë më parë konkurentet i qarkullonin disa foto të vjetra ku dallonte nga gjendja e tanishme, shkruan lajmi.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe konkurentja e Përputhen 3.

Efi përmes një storje në profilin e saj të instagram ka shfaqur imazhe nga fëmijëria e saj.

‘Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi’, shkruhet në postimin e saj.

Ajo hedh kategorikisht akuzat ndaj saj.

Kujtojmë se në hyrjen e saj Efi, është komentuar shumë për ngjajshmërinë e saj me Elvana Gjatën dhe Bora Zemanin.

Komento: