Egzona merr dhuratë këtë veturë të shtrenjtë, i vjen para dyqanit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Egzona merr dhuratë këtë veturë të shtrenjtë, i vjen para dyqanit

18:57 | 12 Dhjetor 2018

Egzona Muqiqi është gruaja e këngëtarit të njohur dhe shumë të pëlqyer për publikun shqiptar, Albatrit Muqiqit.

Ata janë martuar para dy viteve dhe dasma e tyre bëri bujë të madhe në media e në publik, shkruan ORAinfo.

Egzona dhe Albatriti tani janë prindër të një vajze dhe në pritje për tu bërë prindër për herë të dytë.

Egzona së fundmi ka hapur një biznes të vetin me veshje elegante për femra dhe atje kalon pjesën më të madhe të kohës.

Përveç kësaj ajo është edhe shumë aktive në rrjetë sociale, e sot ka postuar në instastory një video ku shihet një veturë e tipit Range Rover, e cila si duket si dhuratë që i përket asaj./ORAinfo/

Komento: