Einxhel e përjeton keq largimin e Dj Dagz, përqafon jastëkun e veshur me bluzën e tij

22:50 | 19 Janar 2022

DJ Dagz u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip, pas një televotimi zingjiror ku ai dhe Einxhel, mbeten dy të fundit.

Eliminimin e tij nga shtëpia e ka përjetuar më së shumti e dashura e tij, Einxhel.

Ajo si duket do e ketë të vështirë të mësohet pa prezencen e DJ Dagz.

Në një video shihet Einxhel e përlotur duke përqafuar e mërzitur një jastëk të cilit i kishte veshur bluzen e Arbrit.

Pamje:

Komento: