Ekonomisti Raci: Qeveria dhe bizneset t’i rrisin pagat e punëtorëve

19:45 | 03 Korrik 2024
ekonomisti-raci:-qeveria-dhe-bizneset-t’i-rrisin-pagat-e-punetoreve


Njohësi i çështjeve ekonomike, Imer Raci ka kërkuar nga Qeveria e bizneset që t’i rrisin pagat për parandalimin e largimit nga vendi të qytetarëve.

Raci tha për Front Online se me pagat aktuale nuk mbulohet kostoja e jetesës.

“Kostoja e jetës në Kosovë është shumë e lartë dhe me pagat që janë nuk mbulohet. Bizneset dhe Qeveria duhet sa ma shpejt t’i rrisin pagate punëtorëve”.

Kjo është arsyeja që sipas Racit të rinjtë po e lëshojnë Kosovën.

“Në shumë sektorë po vërehet ikja e të rinjve. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor, ligji i punës nuk respektohet, çështja e pagës”.

Përndryshe, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjatë periudhës janar-maj të vitit 2024, në pikat kufitare të Kosovës, kanë hyrë dhe dalur nga Kosova 7 milionë e 297 mijë e 403 qytetarë, ku prej tyre 3 milionë e 284 mijë e 405 kanë dalë nga Kosova, derisa 4 milionë e 12 mijë e 998 persona kanë hyrë brenda Kosovës për këtë periudhë kohore./FrontOnline/

Komento: