Eksperti i transferimeve jep detaje për kontratën e Mbappes te Reali: Pesë vite kontratë me pagë të çmendur

17:40 | 15 Mars 2022

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për kontratën e ofruar të Real Madridit drejtë yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi pritet që shumë shpejtë të nënshkruajë kontratën e ofruar të “Los Blancos”, por që nuk do zyrtarizohet deri në fundin e edicionit të ardhshëm.

Romano thotë se kontrata e Mbappes është gati që dy muaj dhe i është ofruar kontratë për pesë vite me pagë të çmendur, përcjell lajmi.

“Kontrata e Mbappes te Real Madrid është gati që dy muaj. 5 vite të ofruar me pagë të çmendur. Real Madrid dëshiron të mbyll gjithçka sa më parë të jetë e mundur”.

“Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit. Jam në pritje për gjithçka që të nënshkruhet dhe të konfirmohet para se të them “Here we go”, deklaroi ai.

Ndërkohë, raportohet se Real Madrid është duke bërë të pamundurën për të nënshkruar edhe me Erling Haaland.

Komento: