El Clasico, momentet që u fshehën nga regjia

15:16 | 19 Dhjetor 2019

Konflikti në mes të Spanjës dhe Katalunisë po shfaqet edhe në futboll.

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues, me shifrat 0-0.

Por përveç lojës së bukur dhe të hapur nga të dyja krahët, kjo ndeshje ka dhuruar edhe shumë episode për t’u komentuar nga tifozët. Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Barcelonës kanë hapur pankarta duke e ditur çështjen e ndezur për pavarësinë që kërkon Katalonia, por asnjë prej tyre nuk është regjistruar nga kamerat në transmetimin e takimit.

Gjithashtu nuk u pa as momenti më interesant dhe befasues kur të gjithë tifozët katalanas hodhën topa në fushë dhe ndërprenë për disa minuta ndeshjen.

Mesazhi në topa ishte: “Spanjë, ulu dhe bisedo”, ndërsa të njëjta ka pasur edhe në formë të pankartave.

Regjia e kishte gjetur menjëherë zgjidhjen, ku ofronte pamje nga sipër stadiumit, për të mos i bërë këto episode si protagonizëm të takimit.

https://www.youtube.com/watch?v=rp1hBcQNegI&feature=emb_err_watch_on_yt

Komento: