Eliminimi nga Kupa e Mbretit, Pique ka këtë porosi për lojtarët

15:50 | 07 Shkurt 2020

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit pas humbjes nga Athletico Bilbao.

Gerard Pique u ka kërkuar bashkëlojtarëve që të qëndrojnë të bashkuar edhe pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, ku Barcelona u mund 1:0 nga Athletico Bilbao në ‘San Memes’

Mbrojtësi 33 po kërkon nga kolegët e tij që ta japin maksimumin në mënyrë që të kalohet kjo krizë.

Ashtu sikurse edhe lojtarët e tjerë, Pique refuzoi të flasë për situatën e Lionel Messit me Eric Abidal duke u mjaftuar me një fjali e cila nuk sqaron asnjë detaj, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.

‘’Të gjithë e dijnë se çfarë kanë bërë mirë dhe keq të dy. Prej tash ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të mos ia përplasim gjërat njëri-tjetrit në sy’’, deklaroi spanjolli.

Barcelona ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Real Betisit në ‘’Benito Vilamarin’’, ashuqë pritet të shihet nëse kanë arritur ta sanojnë sadopak skuadrën.

Komento: