Elliott jep lajmin e madh

21:00 | 03 Nëntor 2019

Udhëheqja e AC Milan ka një numër emrash në mendjen e tyre përpara merkatos së ardhshme të janarit.

Kohët e fundit eksperti Vito Angele ka zbuluar se Elliott Management kanë dhënë aprovimin për një “mini revolucion” që do të ndodhë në janar, me disa lojtarë më me përvojë që duhet transferuar, përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato.com, Milani beson në trajnerin Stefano Pioli. Janë duke u konsideruar katër emra që mund ta veshin fanellën kuqezi : Mehmet Zeki Celik nga Lille, Youcef Atal i Nice, Djibril Sidibe i Everton (me huazim nga Monaco) dhe Serge Aurier nga Tottenham.

Milani ka një ëndërr të nënshkruajë për mesfushën, por kjo varet nga performancat e Giacomo Bonaventura dhe Rade Krunic midis tani dhe janarit./ORAinfo/

Komento: