Emërohet Kryeinspektori i ri i Inspektoratit të Punës

16:00 | 22 Qershor 2020

Qeveria emëron Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit të Punës.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e kryeinspektorit të inspektoratit të punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica, ka paraqitur në qeveri të Kosovës për shqyrtim propozim-vendimin për përcaktimin e Ekrem Kastratit në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, në Ministrinë e Punës dhe mirëqenies sociale.

Ky propozim i ministrit Reqica është votuar unanimisht në qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Komento: