Emery “bllokon” transferimin e yllit të madh te Milan

23:22 | 23 Nëntor 2019

Milan ka dështuar edhe një herë ta transferojë yllin e madh.

Lucas Torreira ishte një objektiv për AC Milan këtë verë por në fund të fundit, një marrëveshje nuk u realizua dhe uruguaiani qëndroi në Arsenal.
Por lojtari nuk ka marrë shumë hapësirë deri më tani këtë sezon dhe kështu u shfaqën zëra edhe një herë për një lëvizje të mundshme në San Siro.

Sidoqoftë, trajneri i Gunners, Unai Emery i mohoi këto bisedime, përcjell ORAinfo.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer në Arsenal dhe duhet të kuptojë se ai ende duhet të përmirësohet shumë,” tha trajneri i Arsenalit për Sky Sport./ORAinfo/

Komento: