Emilja Rexhepi: Nuk shoh hapësirë që opozita ta formoj Qeverinë e re, Albin Kurti është më i votuari

08:38 | 10 Mars 2025
emilja-rexhepi:-nuk-shoh-hapesire-qe-opozita-ta-formoj-qeverine-e-re,-albin-kurti-eshte-me-i-votuari


Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, rreth formimit të Qeverisë së re.

Rexhepi thotë se partia e saj është fituese e zgjedhjeve në komunitetin boshnjak.

‘’NDS- partia e së cilës unë jam lidere është fituese në radhët e komunitetit boshnjak’’ thotë ajo.

Rexhepi, deklaron se Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe pret që i njëjti ta formojë Qeverinë e re.

‘’Në këto zgjedhje, VV-ja është partia fituese në komunitetin shqiptar dhe Albin Kurti është personi që ka marrë më shumë vota nga qytetarët, nga i cili pres formimin e qeverisë së re Kurti 3’’, deklaroi ajo.

Megjithatë, Rexhepi, thotë se ka raporte korrekte me gjithë përfaqësuesit e opozitës, por në këto momente nuk sheh hapësirë që opozita ta formojë Qeverinë.

‘’Sa i përket opozitës, unë kam marrëdhënie korrekte me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe kam qenë gjithmonë aty kur kanë pasur nevojë për votë për kryetarin e Parlamentit, për kryeministrat e qeverive të mëparshme dhe për të gjithë ish-presidentët e shtetit, në këtë moment nuk shoh hapësirë ​​që opozita të formojë qeverinë’’ përfundoj ajo.

 

Komento: