Emisari i BE-së për vizitë në Norvegji, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

23:09 | 01 Dhjetor 2021

Lajçak për vizitë në Norvegji, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zyrtarë të lartë të shtetit të Norvegjisë ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ka folur edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë që isha sot në Oslo! Në takimet e mia me sekretarin e shtetit, sekretarin e përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë për punën time,” ka thënë Lajçak.

Komento: