Emocionuese, tifozët nga Shkupi me mesazh prekës pas tërmetit në Shqipëri

21:15 | 27 Nëntor 2019

Emocionuese!

Vendi ynë po kalon momente shumë të vështira, pas tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm, dhe kishte pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe të plagosur.

Solidariteti për këtë ngjarje që tronditi vendin, ka qenë i madh edhe nga bota e futbollit.

Shumë klube brenda vendit, janë shprehur të gatshme të ofrojnë ndihmat e tyre për të dëmtuarit.

Ndërkaq klubi i Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë që do të mblidhen nga biletat e ndeshjes ndaj Akademisë Pandev, që po luhet momentalisht.

Nga ana tjetër tifo-grupi “Shvercat”, kishin një mesazh për ngjarjen e ndodhur duke shprehur solidaritetin dhe bashkimin në këtë fatkeqësi.

“Jemi një gjak e mish e asht”, shkruhet në banderolën e shpalosur në ndeshjen e sotme.

Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, nisën me një minutë heshtje.

Komento: