Emri i Luizit u përmend në koncertin e tij, befason me reagimin e tij Butrint Imeri!

13:50 | 20 Shkurt 2023

Butrint Imeri reagon për videon ku thuhej se në koncertin e tij u përmend Luizi

Këto ditë kudo në rrjetet sociale, e më së shumti në TikTok, kanë qarkulluar video nga koncerti i fundit i Butrint Imerit.

Në videot që tashmë janë bërë virale në një moment dëgjohej publiku që thërret emrin e Luiz Ejllit.

Kjo u tha si diçka e vërtetë, por që duket se është e edituar dhe se një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krijuesi i hitit “Lejla” ka publikuar në llogarinë e tij në InstaStory disa video e fotografi nga koncerti.

“Fake, fake, fake”, thuhet në njërin nga postimet që i referohet asaj që bëri bujë të madhe nëpër mediat sociale.

Ai me këtë ka mohuar lajmet që qarkulluan nëpër media duke treguar se nuk ishte e vërtetë.

Kiara ndërkohë ishte në lidhje me Butrintin shumë vite më parë, kur të dy ishin 20-vjeç.

Prezantuesja ka nisur një romancë të re në Big Brother VIP Albania me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.

Komento: