Ëndrra vazhdon, Kosova gjunjëzon Malin e Zi

22:39 | 14 Tetor 2019

Kosova e mrekullueshme kundër Malit të Zi, ëndrra vazhdon

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Komento: