Era organizon ditëlindje madhëshotre në shtëpinë e Norës, këto pamje flasin vet

12:08 | 08 Korrik 2020

Nora Istrefi publikon pamje brenda shtëpisë së saj luksoze në Prishtinë.

Mbrëmë Era Istrefi u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 26 vjetorit të lindjes.

Në shtëpinë e Nora Istrefit ishte organizuar gjithçka për këngëtaren e hitit “Bon Bon”.

E ditën e sotme, ka qenë vet Nora ajo e cila ka publikuar pamje brenda shtëpise së saj në njërën nga lagjet e Prishtinës.

Në muzikë, Era ka bërë të ditur se është në një proces të ndërlikuar ligjor me kompaninë muzikore ku bën pjesë, por që sapo të përfundoj do kthehet me projekte të shumta muzikore.

Me poshtë i gjeni pamjet madheshtore nga ditëlindja e Era Istrefit të organizuar në shtëpinë e Norës.

Komento: