Është e gatshme të heq dorë të nga muzika një nga motrat Mustafa

11:10 | 20 Dhjetor 2019

Një nga motrat Mustafa është gati për të hequr dorë nga muzika dhe kjo është arsyeja.

Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Safete dhe Sahide Mustafa u sfiduan me pyetje ngacmuese, për të zbuluar më tepër nga marrëdhënia dhe karakteristikat e gjashtë motrave të tjera.

Të pyetura nga Bieta se cila prej tyre është më tepër e gatshme për të hequr dorë nga muzika, ato thanë emrin e Elës.

Ishte Sahideja ajo që sqaroi se vitet e fundit Ela është distancuar pak më shumë nga muzika dhe po investon në një biznes privat.

Komento: