Është i lumtur tek Milan, ylli i klubit po rinovon kontratën

19:20 | 27 Nëntor 2019

Lajm fantastik për ‘Rossonerët’.

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura është i lumtur në skuadër dhe do të dëshironte të rinovonte kontratën e tij, sipas raportit të la Gazzetta dello Sport për Calciomercato sot, transmeton ORAinfo.

Raporti detajon se si mesfushori 30-vjeçar italian, i cili humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar falë një dëmtimi të rëndë në gju, është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me kuqezinjtë.

Disa thashetheme e kanë lidhur Bonaventura me një transferim në Spanjë, por lojtari është i lumtur që mbetet në Milano./ORAinfo/

Komento: