Është në muajt e parë të shtatzënisë, Ariana dha lajmin e madh sot

19:36 | 08 Maj 2019

Ariana Fejzullahu është bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzuallahut.

Ndonëse u bë e njohur pas martesës me këngëtarin, janë paraqitjet e saj plot stil ato që e kanë bërë edhe më të njohur në publik e media rozë, përcjell ORAinfo.

Ajo dhe Ermali tani janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të katërt.

E këto ditë asaj duket se ia kanë hakuar Instagramin duke ia pamundësuar kyçjen në të, kurse sot, ajo ka treguar që tani i është rikthyer prapë./ORAinfo/

Komento: