”Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na”, flet vëllai i Endrit Azemit

14:20 | 23 Nëntor 2026
”qysh-u-mashtru-1-shqiptari,-jemi-mashtru-edhe-na”,-flet-vellai-i-endrit-azemit

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës duke përfituar rreth 200 mijë euro nën pretendimet se vua nga leukemia akute.

Përmes Gofund me, qytetarë të shumtë të Kosovës, ndihmuan Endrit Azemin.Kjo doli që nuk u maashtruan vetëm qytetarët por edhe familjarët gjithashtu nga vetë Endriti, ku sot një një lidhje direkte në emisionin n’Frekuencë në ATV, vëllai i Endrit Azemit tregoi arsyen e thirrjes së tij ku edhe tregoi se ku qëndron e vërteta.

Ai tha se ”’Qysh u mashtru 1 shqiptari, jemi mashtru edhe na!”.

”Deshta me ta kallzu arsyen se qysh është mashtru një shqiptari qashtu jemi mashtru edhe na, kushi sen nuk ka ditë se në atë moment që e kishim ditë që është mashtrim.. motra jem është zyrtare e FSK-së, motra jem nuk ish dalë aty te sheshi me mbledh pare nëse e kish pas një dyshim më të voglin që ky është mashtrim. Ju kisha lut mediave e policisë mos me na kërcënu e qytetarët mos me na sha, ju lutem le të mirren policia me ta se nëse nuk mirren policia mirrna unë me ta personalisht unë Gëzim Azemi se nuk e lejoj me mu sha familja me mu sha motrat…”, ka thënë ai në një lidhje direkte në ATV.

Komento: