Abraham rrëzon keq trajnerin e Freiburg.
Freiburg ka arritur të mposhtë Eintracht Frankfurtin me rezultat të ngushtë 1-0.
Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga ish-sulmuesi i Bayern, Nils Petersen (77′).
Ky takim mori vëmendje krejt për një arsye tjetër, transmeton lajmi.net.
Kjo pasi në fundin e ndeshje kapiteni i Frankfurt Abraham e rrëzoi keq trajnerin vendas Christian Streich.
Nga kjo filloi një ‘luftë’ mes lojtarëve, ku ata të Freiburg vrapuan ta mbronin trajnerin e tyre.
Përveç kapitenit të Frankfurt, me të kuq u ndëshkua edhe mesfushori vendas Grifo.
e
Ndryshe, Freiburg pozicionohet në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa Frankfurti është në vendin e nëntë me 17 pikë të mbledhura.