Eskalon situate te Man Utd gjatë ndeshjes, Ferguson përleshet verbalisht me drejtorin ekzekutiv

19:15 | 24 Nëntor 2019

Tensione të mëdha te Man Utd.

Te Manchester United punët nuk po shkojnë aspak mirë në edicionin e ri.

‘Djajtë e Kuq’ janë shumë larg objektivave të fillim sezonit dhe tani janë duke pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Sheffield United.

Por përveç kësaj, vëmendja ka shkuar edhe në shkallët e stadiumit, shkruan lajmi.

Aty Sir Alex Ferguson dhe Ed Woodward, ish-trajneri ikonik përkatësisht drejtori ekzekutiv i klubit, patën një përleshje të ashpër verbale.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi, por këto janë fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Komento: