EURO 2020, Totti vjen me deklaratë të papritur

23:44 | 30 Nëntor 2019

Francesco Totti ishte i pranishëm në shortin për Euro 2020 pasi ishte një nga të ftuarit që morri pjesë këtë ngjarje.

Italia u vendos në Grupin A së bashku me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin në atë që vlerësohet si një grup mjaft i favorshëm për azzurrët,përcjell ORAinfo.

Gjermania nuk pati të njëjtin fat sa u vendosën në Grupin F përkrah Francës dhe Portugalisë (në atë që konsiderohet grupi i vdekjes).

Pas shortit, Roberto Mancini foli para shtypit ndërsa tha se azzurri do të hyjë në Euro me një qëllim në mendjen e tyre: të ngrejë trofeun.

Legjenda e Romës Francesco Totti dukej i lumtur me grupin e Italisë pasi tha: ‘Unë bëra punën time, tani është koha që djemtë të bëni tuajat!’, ka thënë Totti.

Italia pa dyshim që shihet si një nga favoritët e Euro 2020, pasi ata u ndeshën gjatë procesit të kualifikimit në Euro 2020 duke fituar 10 fitore nga 10. Skuadra e Roberto Mancini do të nisë turneun verën e ardhshme, ndërsa ata do të luajnë në Romë./ORAinfo/

Komento: