EXPO DIASPORA 2026, Mimoza Kusari–Lila viziton panairin dhe vlerëson rolin e bizneseve

19:00 | 05 Gusht 2026
expo-diaspora-2026,-mimoza-kusari–lila-viziton-panairin-dhe-vlereson-rolin-e-bizneseve

Dita e tretë e EXPO DIASPORA 2026 solli vizitën e ministres në detyrë të Tregtisë, Mimoza Kusari–Lila, në panairin që ka bërë bashkë bizneset vendore dhe bashkatdhetarët nga mbarë bota.

Gjatë vizitës së saj, Kusari–Lila u ndal në pikat prezantuese të 25 kompanive pjesëmarrëse, ku u njoh nga afër me produktet dhe shërbimet e ekspozuara në panair.

Përfaqësuesit e bizneseve e njoftuan ministren në detyrë për veprimtarinë e tyre, zhvillimin e kompanive dhe ofertën që po prezantojnë në kuadër të këtij aktiviteti.

Në fokus të bisedave mes Kusari–Lilës dhe përfaqësuesve të bizneseve ishin mundësitë për bashkëpunim, investimet dhe krijimi i lidhjeve të reja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit.

EXPO DIASPORA 2026, i organizuar nga Televizioni Kanal10, po shërben si një hapësirë për promovimin e bizneseve dhe forcimin e urave të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe diasporës../Gazeta10

Komento: