Fajlët e para të Mourinhos pas shkarkmit nga United

17:52 | 19 Dhjetor 2018

Jose Mourinho ka dal me një deklaratë zyrtare pas shkarkimit nga Manchester United

Skuadra angleze një ditë më parë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin portugez.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur simbolin e Manchester United që nga dita e parë që kam arritur, dhe besoj se të gjithë tifozët e pranojnë këtë”, deklaron Mourinhon në reagimin zyrtar, përcjell lajmi net.

“Ashtu siç ka qenë rasti me të gjitha klubet e mia të mëparshme, kam punuar me disa njerëz të mrekullueshme, dhe disa prej tyre do t’i kem miq për gjithë jetën”.

“Të gjithë jeni të vetëdijshëm për parimet e mia profesionale. Çdo herë që një kapitull mbyllet, unë tregoj respektin tim për kolegët e mi, duke mos folur asgjë”.

“Shpresoj që mediet të respektojnë pozicionimin tim, dhe të më lejojnë të jetoj një jetë normale deri në momentin kur vendos t’i rikthehem futbollit. Gëzuar Krishtlindjet”.

Komento: