Faksi i Messit ishte një kërcënim për largimin e Bartomeut, duke se ‘plani’ i tij po funksion

00:14 | 26 Gusht 2020

Sipas spekulimeve të fundit, Lionel Messi e kërkoi një transferim nga klubi për të detyruar dorëheqjen e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu – dhe kjo gjë duket se ka funksionuar.

Tani është konfirmuar nga burime të shumta që Messi i ka dërguar një faks klubit duke kërkuar një transferim, madje duke aktivizuar një klauzolë në kontratën e tij që e lejon të largohet falas.

Edhe pse ka interes nga klube si Inter, Manchester City, Juventus, Milan, PSG dhe shumë të tjerë, mund të ndodh që “La Pulga” nuk do të shkojë askund.

Sipas mediumit TyC në Argjentinë, Messi e bëri gjestin si një përpjekje për herë të fundit për të detyruar presidentin Bartomeu të hiqte dorë nga detyra e tij – dhe si duket kjo funksionoi.

Tifozët tani janë në protesta jashtë Camp Nou këtë mbrëmje duke kërkuar largimin e tij, dhe në një mbledhje të bordit që ëhstë thirrur urgjent, kjo mund të ndodh.

Thuhet që Barteomeu ose tashmë ka dhënë dorëheqjen ose bordi kërkoi dorëheqjen e tij, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Pas humbjes nga Bayern Munich ai dëshiroi ta vazhdonte punën e tij, duke larguar vetëm Eric Abidalin dhe trajneri Quique Setien.

As trajneri i ri, Ronald Koeman, nuk është pritur mirë nga Messi.

Komento: