Fanellat e Kosovës po shiten ilegalisht, FFK-ja merr këtë vendim

15:12 | 30 Shtator 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po korrë suksese.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Përfaqësues së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale, siç është rasti i fundit me “‘RK’ Sport Shop”.


FFK-ja sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjencionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.

Njëherësh FFK-ja bënë me dije se fanellat origjinale të Përfaqësues të interesuarit mund t’i blejnë në dyqanin zyrtar të kompanisë “Fourteen” në linkun: https://www.14fourteen.it/product/kosova/

Po ashtu, FFK-ja është duke bërë punuar në hapjen e dyqaneve zyrtare edhe në Kosovë për shitjen e fanellave të Përfaqësues, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Komento: