Federata italiane dënon Riberyn

20:21 | 28 Tetor 2019

Pas sjelljeve të pahijshme, federate italiane ka suspenduar Franck Riberyn.

Lojtari i Fiorentina nuk u përmbajt në fund të ndeshjes, duke i dhënë një të shtyrë gjyqtarit anësor të takimit.

Së fundmi është bërë e ditur se ylli francez është dënuar me tri ndeshje mos lojë, transmeton lajmi.

Lojtari do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolo, Parma dhe Cagliari.

Anash këtyre tri ndeshjeve, Ribery do të dënohet edhe me 20 mijë euro.

Komento: