Fenerbahçe merr këtë vendim të papritur për Muriqin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Fenerbahçe merr këtë vendim të papritur për Muriqin

15:16 | 12 Shtator 2019

Ngritet çmimi i futbollistit të kombëtares së Kosovës.

Fenerbahçe kërkon shifër të lartë për shitjen e Vedat Muriqit.

Vedat Muriqi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme te Fenerbahçe dhe Kosova.

Ai e ka filluar shumë mirë sezonin e ri në Kampionatin turk duke realizuar dy gola në tri xhirot e para.

Po ashtu, formën e mirë e ka përcjell edhe me Kosovën duke shënuar ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, përfshirë edhe dy asistime.

Forma e mirë e tij ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid.

Mirëpo, Fenerbahçe kërkon një shumë të lartë për shitjen e tij. Siç raporton “Star Sport”, Fenerbahçe do të kërkojë 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit prizrenas, transmeton lajmi.

Gjithashtu, para se ta shesë, klubi nga Stambolli synon t’ia rinovojë kontratë, t’ia përmirësojë kushtet financiare si dhe t’i vendosë një klauzolë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!