Feridja bëhet bionde, nuk do ta njihni atë

23:31 | 23 Mars 2019

Serialet turke kanë pushtuar televizionet tona.

“Mos ma lësho dorën”, është serial i ri .Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme. Feride, grua në moshë e suksesshme në biznes, e shquar për mirësi. Nipi i saj Xhenk djalë ambicioz.

Azra synon të arrijë suksese, ndërsa kujdeset për vëllain e saj autist. Seray Gözler aktorja e njohur turke e cila luan rolin e “Ferides”, ka lindur më 27 shtator të vitit 1961 në Adana të Turqisë.

Ajo diplomoi në Departamentin e Teatrit, Universiteti Mimar Sinan. Seray ka luajtur shumë role në teatër, film dhe seriale.

Me rolin e “Ferides”, gjyshes së “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”, ajo ka rrëmbyer vëmendje të madhe së fundmi. Aktorja 57 vjeçare, Seray Gözler është e martuar me aktorin turk Saydam Yeniay dhe ka një fëmijë Ege Yeniay.

Më poshtë keni disa fotografi nga përditshmëria e saj.

Komento: