“Fernandes, De Bruyne i Unitedit”

22:56 | 03 Shkurt 2020

Transferimi i ri i Barcelonës po krahasohet me de Bryene.

Fleksibiliteti dhe teknika e tij si dhe mënyra si pozicionet në fushë bën që ai të krahasohet me belgun Kevin de Bryene, thotë Danny Higginbotham

Bruno Fernandes mund të jetë një Kevin De Bruyne i Manchester United pas debutimit të tij tepër impresivë kundër ëolves, sipas Danny Higginbotham.

“Nuk po them që ai dhe De Bruyn janë të njëjtët lojtarë. Por, disa jerë sezonin e kaluar dhe këtë sezon, City ka luajtur më shumë me sistemin 4-2-3-1 me De Bruyne në pozitën numër 10 dhe ne po ashtu e kemi parë në një pozitë tjetër në formacionin 4-3-3. Fernandes po ashtu mund të luaj edhe në pozita të tjera”, ka thënë Higginbotham për The Sun.

“United vuan për kreativitet dhe ndoshta kjo është arsyeja se ata janë më të mirë në kundërsulme”.

“Në Fernandes kanë një lojtar i cili dikton lojën edhe në thellësi apo në sulm, varësisht nga mënyra si ecën ndeshja”.

“Të shtunën, ai startoi në pozitën 10, por gjatë ndeshjes ai u pa më shumë në pozita në thellësi të mbrojtjes ku ëolves nuk arriti të luajë ndeshjen e saj”.

Komento: