Festë në Barcelonë, Umtiti arrin marrëveshje me klubin e ri

21:17 | 05 Janar 2022

Mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji.

“Sport” shkruan se Umtiti është afër kalimit në Premier League te Newcastle Unitedi.

Klubi anglez i ka ndërprerë bisedimet me Sven Botmanin e Lillet dhe mbrojtësi francez Umtiti tani është objektivi kryesor në janar.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por që nuk bën pjesë më në planet e klubit nga Katalonja.

Këtë sezon 28-vjeçari ka vetëm një paraqitje në të gjitha garat.

Vlera e tij sipas faqes së specializuar për transferime “transfermakt”, është vetëm 2 milionë euro. Ndërkaq, në vitin 2018, Umtiti vlente 70 milionë euro.

Komento: