Kylian Mbappe pritet të transferohet në Juventus.
Në dy javët e kaluara, ka pasur zëra të bujshëm që Juventus po përgatisin një ofertë për talentin në rritje të futbollit botëror Kylian Mbappe dhe në Spanjë, ka ende shumë insistim në këtë front, përcjell ORAinfo.
Sipas raportimeve nga Diario Gol , sponsori i tij Adidas po bën presion për të larguar nga PSG 20-vjeçarin.
Preferenca do të ishte të bashkohej ose Juventus ose Real Madrid. /ORAinfo/