Fiorentina i “dridhet” këtij lojtari të Milanit

22:28 | 28 Shtator 2019

Në prag të përplasjes mes AC Milan dhe Fiorentina, Opta ka publikuar disa fakte dhe statistika për të dy palët duke theksuar një lojtar në veçanti që mund të jetë një ndihmë shtesë për kuqezinjtë.

Sipas Opta, Fiorentina janë viktima e preferuar e Hakan Calhanoglu në Serie A, pasi ai nuk ka shënuar më shumë gola kundër ndonjë pale tjetër në ligë. Në katër ndeshje, mesfushori turk ka regjistruar tre gola dhe tre asistime, përcjell ORAinfo.

Numra mbresëlënës, për të thënë të paktën. Përveç kësaj, siç thekson MilanNews.it, ish-ylli i Bayer Leverkusen mund të kërkojë fitoren e tij të 50-të në të gjitha garat me kuqezinjtë të Dielën në mbrëmje./ORAinfo/

Komento: