Fiorentina-Inter, befasi në formacionet zyrtare

19:48 | 15 Dhjetor 2019

Seria A, ka pasur ndeshje interesante këtë fundjavë.

Fiorentina dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të klubit Viola në takimin e vlefshëm për javën e 16-të që zhvillohet në stadiumin Artemio Franchi nga ora 20:45.

Ekipi i Antonio Contes është në formë të mirë, por vjen pas barazimit ndaj Romës në ndeshjen e fundit dhe dëshiron t’i kthehet fitores për ta rikthyer vendin e parë.

Në anën tjetër, vendasit kanë katër humbje radhazi në kampionat dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pik nga ky takim i vështirë ndaj Interit.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Fiorentina: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Pulgar, Badelj, Castrovilli, Dalbert; Chiesa, Boateng

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Vecino, Brozovic, Borja Valero, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez.

Komento: