Fitore e lehtë e PSG-së, kalon tutje në Kupën e Francës

23:16 | 03 Janar 2022

PSG e “shkel” ekipin e ligës së katërt, kalon tutje në Kupën e Francës.

Paris Saint-Germain e kreu detyrën në kuadër të 1/16 së Kupës së Francës. Parisienët fituan me rezultat 0:4 ndaj ekipit të kategorisë së katërt, Vannes.

Pjesa e parë ishte më e heshtur në aspektin e golave, pasi u realizua vetëm një, shkruan Gazeta Express.

Ishte Kimpembe që shënoi në minutën e 28-të të ndeshjes, pas asistimit të Mendes. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë.

E dyta ishte e gjitha për francezin, Kylian Mbappe që realizoi hat-trik.

Fillimisht, Mbappe shënoi në minutën e 59-të, pas asistimit të Kimpembes.

Më pas, Mbappe realizoi një euro gol për 0:3, kurse gjashtë minuta më pas, Mbappe kompletoi hat-trikun.

Kështu, PSG kalon në 1/8 e finales dhe e nis vitin me fitore bindëse.

Komento: