Fjala “Kosovë” arrin diçka të jashtëzakonshme në Angli

09:10 | 18 Nëntor 2019

Kosova ka arritur që të bëjë “namin” me paraqitjet në Evropë.

Termi apo fjala “Kosovo”, sipas vizitorëve anglezë në internet vazhdon të jetë shumë e kërkuar, sidomos në dy ndeshjet e fundit mes dy ekipeve përfaqësuese të vendeve respektive.

Bazuar në të dhënat e Google Trends, të përpunuara nga Kos’Data, del se ata më së shumti na kanë kërkuar atëherë kur vendi ynë luajti me Anglinë në ndeshjen e shtatorit.

“Djemtë tanë janë padyshim ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë”, shkruan Kos’Data, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj, anglezët na kanë kërkuar në internet edhe në momentin kur Kosova shpallin pavarësinë në vitin 2008.

Në listën e kërkimit gjindet edhe momenti kur Kosova ka debutuar për herë të parë në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu, anglezët na kanë kërkuar mjaftueshëm edhe atëherë kur Xhaka dhe Shaqiri kishin bërë simbolin e shqiponjës në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.

Ende nuk ka rezultatet për ditët e fundit në lidhje me ndeshjen, ku edhe aty pritret që rezutatet e kërkimeve në internet të jenë të larta.

Komento: