Fjalët prekëse të motrës së 33-vjeçarit që vdiq në Rugovë: “Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”

09:19 | 29 Nëntor 2021

“Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde”, postimi prekës i motrës së 33-vjeçarit që vdiq në Rugovë.

E.A është 33-vjeçari që humbi jetën pasi rrëshqiti nga një lartësi dhe ra në lum.

Lidhur me vdekjen e të riut ka shkruar edhe motra e tij e cila jeton në Zvicër. Ajo thotë se kur e kuptoi se i riu që vdiq në Rugovë dhe për të cilin po shkruanin mediat është vëllai i saj, lajmi e goditi si rrufe.

Në mesin e fjalëve emocionuese që ka shkruar, ajo ka përmendur edhe këngët që po përgatiste për dasmën e vëllait të saj, tashmë të ndjerë, të cilat nuk do të mund t’ia këndojë kurrë.

“Lajmi i zi – thonë – mbërrin shpejt, në të gjitha anët e Horizontit. Ndërsa dje, nga një Maje e Bjeshkëve të Nemuna, më kishte zgjedhur Zoti mua për të më sjellë një lajm të rëndë, për të më sjellë një gjëmë shpirti, një çarje zemre, një mal me dhimbje që s’mbahen dot; për të më sjellë në anë të botës një lajm të trishtë, një lajm të zi… Paske qenë ti o im vëlla në kryetitujt dhe kryelajmet që u shpërhapen si re të zeza- nëpër të gjitha horizontet, derisa erdhe më gjetën mua: më gjetën mua në anë të botës dhe më goditen si rrufe… Paske qenë ti o vëlla i motrës, që më solle lajmin e zi, e unë e shkreta po thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde. Vëlla i motrës vëlla…Zoti të bëftë pëllumb parajse dhe na takoftë atje bashkë, o i bukur im… o vëlla i motrës vëlla…Paske qenë ti o im vëlla! Lajmi i zi”, ka shkruar ajo.

Komento: