Fjalët prekëse të shokut të Bryant, pas aksidentit tragjik: Të dua vëlla

23:24 | 26 Janar 2020

O’Neal shpreh dhembjen për vdekjen e Bryantit.

Vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, e ka komentuar edhe ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O’Neal.

Bryant humbi jetën sot në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti ajror.

“S’ka fjalë që mund të shpreh dhembjen nëpër të cilën po kaloj tash me këtë moment tragjik dhe të mërzitshëm për humbjen e shokut tim, vëllait tim, partnerit tim në triumfin e kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen Bryant dhe familjet e pasagjerëve të tjerë në bord. Jam shumë keq tani!” ka shkruar O’Neal.

Dyshja fitoi tre tituj kampioni në NBA sa ishin bashkë te LA Lakers. Pas ndarjes, O’Neal fitoi edhe një titull me Miamin, ndërsa Bryant dy të tjerë sërish me Lakers.

Komento: